Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah sot nënshkruan marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit.

Përmes një postimi në Facebook Presidentja  tha se ky është një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.

“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar tutje Osmani.

Vizita e Osmanit shënon vizitën e parë zyrtare ndonjëherë të një presidenti të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Lexo edhe:  Motelet sfidojnë shtetin, aty pranohen klientë edhe nën moshë – s’kërkohet letërnjoftimi