Brenda një ore, vidhen dy vetura nga oborret e shtëpive në dy fshatra të Lipjanit

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në parkingje publike.

Dy raste të tilla kanë ndodhur sot brenda një ore, në dy fshatra në Lipjan.

Njëri nga këto raste u denoncua të ketë ndodhur në fshatin Gllavicë të Lipjanit, ku siç raportoi sot Sinjali, një 52-vjeçarit ia kanë vjedhur veturën nga oborri i shtëpisë.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Marec, ku një banor ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi hajnat ia vodhën automjetin ‘BMW’ nga oborri i shtëpisë së tij.

Pas denoncimit të të dyja rasteve, njësitet përkatëse kanë dalë në dy lokacionet në Gllavicë e Marec.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohen rastet veç e veç si “Vjedhje e rëndë,” teksa veprimet tjera do të ndërmerren posa të identifikohen të dyshuarit.

Lexo edhe:  "Lista Srpska të shpallet organizatë terroriste në Evropë"