Brenda 3 muajsh, në Kosovë, janë futur 951 vetura me kilometrazh zero-zero
Për qytetarët e Kosovës nuk ka krizë ekonomike. Kështu së paku konkludojmë kur bëhet fjalë në investimet në vetura.
Bazuar në të dhënat e doganës dhënë Indeksonlinet, brenda tre muajsh janë importuar 951 vetura të reja me zero kilometrazh
Sipas këtyre të dhënave del se nga importi i këtyre veturave shteti arkëtoi 22 milionë e 598 mijë e 267 euro.
Krahasur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të importit për 27.31 për qind.
Vitin e kaluar ishin importuar 747 vetura të reja me vlerë 19 milionë e 386 mijë e 878 euro.
Këto të dhëna janë për periudhën janar-prill të këtij viti.