Bostani vjen në treg, çmimi nuk është i njëjtë tek asnjëri tregtar
Bostani ka ardhur përsëri në tregun e Kosovës, duke u furnizuar nga Shqipëria deri sa të jetë gati edhe bostani në Kosovë.
Çmimi i tij po dallon tek secili tregtar, diku 60 cent, diku 50 cent e diku 30 cent por kjo po ndodh deri sa të stabilizohet çmimi.
Një nga tregtarët në Prishtinë i ka treguar gazetares së lajmi.net se si mund të vërtetojmë cili bostan është i mirë dhe gati për tu blerë.
“Ka mënyra të shumta që thojnë njerëzit që del më i mirë, por bostani shkon edhe me fat”, ka thënë ai.
Për dallimin mes çmimeve, qytetarët janë ankuar duke thënë se është çmim mjaftë i shtrenjtë për një bostan.