Bora Zemani është zyrtarisht bionde

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani ka ndryshuar sërish modelin e flokëve.

Tanimë edhe zyrtarisht ajo është një bionde.

Bora ka ndarë në llogarinë e saj disa fotografi të reja me modelin ri të flokëve, ku ndjekësit e kanë përgëzuar për ndryshimin.

Kujtojmë se së fundmi ajo i ishte bashkangjitur trendit me flokët e kuqe, dhe siç duket tanimë ka hequr dorë nga të qenurit kokëkuqe.

Ndryshe, Bora është njëra ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.

Lexo edhe:  "Vëllai i Madh” ia lëshon këngën e saj Edonës, Lumbardhi adhurues i zjarrtë