Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj, me plis në kokë dhe flamur kombëtar e mposht ganezin Maluwi Folivi

Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj ka mposhtur boksierin ganez, Maluwi Folivi.

Kampi i boksierit ganez e dorëzuan ndeshjen në raundin e katër pas goditjeve të fuqishme që i dha Bakaj, shkruan Reporteri.net.

Pas fitores Bakaj u shpreh tejet i lumtur me fitoren.

Ai tha se e priti momentin që ta godiste kundërshtarin me dorën e tij të djathtë që e ka armën më të fuqishme dhe këtë e bëri.

Ai falënderoi tifozët për mbështetjen.

“Iu jam mirënjohës shumë shqiptarëve që erdhën sonte, iu jam borxhli tërë jetën”, tha Amarildo.

Meçi u zhvillua në Londër në “Harrow Leisure Centre”.

Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.

Lexo edhe:  Drenicasi Faton Hajrizi që iku nga burgu shfaqet në Tik Tok: Gjendem jashtë Kosovës, s’kthehem në burg