Bllokohet trafiku, pamje nga Teherani pasi Donald Trump dhe zyrtarët izraelitë bënë thirrje për evakuim
Të hënën në mbrëmje, dhjetëra iranianë udhëtonin nga Teherani drejt veriperëndimit të vendit.
Skenat vijnë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit dhe presidenti amerikan Donald Trump bënë thirrje dje për evakuimin e njerëzve nga Teherani.
Ministria izraelit tha se banorët e Teheranit do të detyroheshin të paguanin çmimin e “diktaturës dhe të evakuonin shtëpitë e tyre nga zonat ku do të jetë e nevojshme të sulmoheshin objektivat e regjimit dhe infrastruktura e sigurisë në Teheran”.
Sipas fotove të kapura nga Reuters, banorët e Teheranit po lëvizin drejt qytetit të Karaj nga ku po shkojnë drejt veriperëndimit të vendit, më saktësisht drejt Chalus.