Bletët sulmojnë autobusin, 4 viktima

Bletët nuk janë njësoj në vende të ndryshme të botës. Një bletë kaukaziane nuk është e njëjtë me një afrikane. E para është e zbutur dhe jeton në Detin Kaspik. E dyta është agresive, sulmon në numër të madh dhe e ndjek viktimën e saj deri në gjysmë kilometri për ta thumbuar.

Gjysmë shekulli më parë, bleta afrikane u fut në kontinentin amerikan, duke shkaktuar qindra vdekje. E fundit, këtë të hënë: një sulm në tufë ndaj 45 pasagjerëve të një autobusi që ka përfunduar me rënien e mjetit në boshllëk dhe duke lënë katër të vdekur në Nikaragua nga intensiteti i pickimeve.

Katër viktimat ishin nga Nikaragua. Mes tyre, edhe një i mitur vetëm 8 vjeç. Ata po udhëtonin me 41 persona të tjerë në një autobus, duke kaluar parkun natyror të Jinotega, në veri të Nikaraguas.

Tragjedia nisi kur shoferi humbi kontrollin e autobusit, me sa duket për shkak të një problemi mekanik. Më pas, ai doli nga rruga dhe ra në një plantacion kafeje 50 metra të thellë. Në rënien e tij në humnerë, autobusi mori me vete disa koshere druri.

Asnjë nuk shpëtoi nga pickimi i bletëve. Autoritetet shëndetësore kanë siguruar se të gjithë pasagjerët u pickuan dhe u dërguan në spital. Mizoria e bletëve ishte e tillë që përveç katër të vdekurve, në gjendje delikate ndodhen edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një djalë 4-vjeçar dhe një grua 84-vjeçare.

Lexo edhe:  Kritikoi Vuçiqin, ekstremistët e bëjnë bashkë me Adem Jasharin dhe i vënë plis në kokë gazetarit serb