Blero thotë se ai e zbuloi talentin e Dafina Zeqirit: E ftova në studio kur ishte 16 vjeçe

Këngëtari i njohur, Blero po merr pjesë në edicionin e dytët të spektaklit më të madh në vend, Big Brother VIP Kosova.

I njëjti po shijon pjesëmarrjen dhe po e shfrytëzon këtë mundësi për t’u afruar më shumë me publikun.

Teksa ditët brenda shtëpisë po vazhdojnë, po rriten edhe deklaratat e banorëve të pathëna më herët.

Së fundmi Blero foli për njërën nga këngëtarët më të dashura të publikut, Dafina Zeqirin për të cilën tha se ka qenë adoleshente kur ai e ka ftuar në studion e tij dhe që prej aty ka dalë një “super yll”.

“Produktiviteti i Dafinës ka filluar kur i ka pasur 16 vjeçe, e kam dëgjuar edhe i kam thënë hajde me mua në studio. Shyqyr që i kam thënë ashtu dhe prej aty e kemi një super yll”, deklaroi Blero.

Dyshja në fjalë kanë bashkëpunuar në këngën hit të titulluar “La Vida Loca”, por që më pas i ftohën raportet me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:  Vjen momenti: Getinjo thyen akullin, e puthë Vivien në buzë