Blero e konfirmon ndarjen: Po jam ndarë, 3 milionë % është e vërtetë

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi ishte sot në ballinat e rubrikave të showbizit rreth një lajmi se është ndarë nga lidhja e re.

Ndonëse nuk e bëri asnjëherë publike të dashurën e re, Blero ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga ajo.

“Unë jam single, yes. Po jam ndarë, 3 milionë %”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Këngëtari së fundmi me një “Instastory” thumboi dikë e që fansat aluduan se fjalët e thëna janë për të dashurën misterioze.

Ai gjithashtu nuk e ndjek në instagram vajzën në fjalë.

Lexo edhe:  Dea Mishel i reagon sërish Luizit: Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona