Blerim Ramadani kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është arratisur gjatë së enjtes nga “arresti shtëpiak” pas vendimit të Gjykatës kompetente për rikthim të tij në paraburgim dhe për mundësi të ekstradimit në Serbi.

Familjarët e tij kanë njoftuar se ai tani më ndodhet në shtëpinë e tij në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, një familjar i tij i ka uruar mirëseardhje Ramadanit në shtëpinë e tij në Kosovë.

“Daja Blerim Ramadani mir se je ardh ne shtepin tende ne vindlindjen tane skemi faj pse dikujt i pengon Lufta dhe Lirie e kosoves Çlirimtar respekt i i perjetshum dot jemi te bashkur gjithmon”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  I shumëkërkuari nga FBI dyshohet për përfshirje në krimin në ‘Bon Vivant’