Blerim Gashi kërcënon ish-gruan se nuk do t’ia lë t’i shohë fëmijët: E sheh ti qysh ka me të ardhë puna kur t’hijsh në Kosovë

Derisa të merret vendimi i formës së prerë, fëmijët po pësojnë nga situate, thotë menaxherja e rastit në QPS, Naime Azemi.

“Por, në Qendrën për Punë Social, e kena kur jena caktua për pranim/dorëzimin e tyre e kena shumë shumë të pamundur me arsyetimin se nuk është ka respektohet aktvendimi i gjykatës as asnjë aktvendim as i mëhershëm prej palëve e që neve na shqetëson, sepse është në interes të fëmijëve që të respektohet një vendim dhe ashtu si gjykata e ka parapa në bazë të aktgjykimit që të bëhet besimi i tyre”, ka shtuar ajo.

Babai, Blerimi i sjellë deri në hyrje të Qendrës për Punë Sociale por nuk i dorëzon fëmijët, me pretendimin e vazhdueshëm se ata nuk e duan nënën e tyre dhe nuk duan të shkojnë për të jetuar me të.

“Pyetje: Pse me kriju kësi urrejtje fëmijët për nënën e vet?

A veti fëmijët, nuk e di unë. S’po du me fol.

Pyetje: Po ju keni fol me fëmijët?

Po.

Pyetje: Qysh është e mundur një nënë që i rrit fëmijët e vet, i lindë, i rrit, edhe në fund fëmija me urrye nënën e tyre? Çka ka ndodh aty?

Blerimi: E urrejnë se non-stop vijnë këtu, ua përmendin ta marrin babin policia dhe në Gjermani me policë. Në Gjermani prej kur mi kanë thirr policinë pa kurrëgjë, se edhe fëmija e ka ditë që unë s’kam pas letra, korona edhe që i kanë thirr, që më kanë qitë jashtë me polici unë, pi qasaj here fëmijët ja kanë marrë inati nanës së vet, dajve tezeve, krejtve”, ka thënë ai.

Ndërsa nëna Majlinda thotë se fëmijët iu larguan për shkak të manipulimit që ju ka bërë babai, gjatë 3 vjetëve sa zgjati gjykimi e ajo kishte kontakt fare pak.

Lexo edhe:  Është marrë vendimi, së shpejti një qese në marketet e Kosovës do të kushtojë 5 centë

“S’po dojnë fëmijët, se të shtimet, që i ka shti ai, tash arsyeja është që s’po dojnë fëmijët. Cili fëmijë nuk donë me shku te nana e vet? Tash ai këtë arsyetim e ka s’po dojnë fëmijët, s’po dojnë fëmijët. Fëmijët m’u kanë besu mu, prej gjykatës. Ai është dashtë moti, shumë moti me mi dorëzu fëmijët. Unë s’di ma çka me bë. Unë kam luftu e kam me luftu deri në fund për me i marrë këta fëmijë, sepse këta janë fëmijët e mi, sepse vet i kam lindë, vet i kam rritë, vet i kam ba dhe hala bëj për ta. Edhe kam me luftu deri në fund për këta fëmijë”, ka deklaruar Majlinda

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar edhe disa audio-incizme të cilat fëmijët ja kanë dërguar nënës së tyre.

Fjalët e përdorura nuk përkojnë me gjuhën e zakonshme të një fëmije.

Në të gjitha mesazhet me zë, që redaksia i ka dëgjuar, por që ka zgjedhur të mos i publikojë për shkak të ndjeshmërisë, fëmijët e shajnë nënën e tyre, përdorin fjalë të rënda fyese, ofenduese e linçuese.

Në disa prej tyre, fëmijët dëgjohen duke thënë se nuk duan të flasin me të, të mos i telefonojë më.

Në disa të tjera djali i madh i thotë nënës se nuk është babai ai që po i detyron të dërgojnë mesazhe të tilla denigruese për nënën, dhe në sfond dëgjohet zëri i babait duke thënë se të të njëjtit mendim janë edhe dy fëmijët e tjerë, më të vegjël.

Ndërsa në një tjetër mesazh me zë, që Blerimi i kishte dërguar ish-gruas së tij, Majlindës, ai përdorë gjuhë kërcënuese ndaj saj.

Lexo edhe:  Protesta e pensionistëve serbë në Veri, Policia: Ishin rreth 1800 persona, kanë ardhë edhe nga qytete tjera

“O pasha ni zot n mujsh me i pa ti qita fëmijë, krejt dyjeja le të ma sh…nanën, në mush ti fëmijën me i qitë dikun e me I pa, krejt dyjeja le të ma shk…nanën në vorr, edhe e sheh ti qysh ka me të ardhë puna kur t’hijsh në Kosovë…..e sheh, pasha kuranin, tokën qielln, kurr s’tke mujtë me i pa”, i thotë ai

Për këto mesazhe dërguar nënës së tyre, dhe Blerimi gruas së tij, gjatë procesit të gjykimit, thotë se nuk është përgjegjës dhe nuk i ka nxitur fëmijët që ta shajnë nënën e tyre.

“Pyetje: Në disa mesazhe me zë që fëmijët ja kanë dërgu nënës, dëgjohen fëmijët duke e sha nënë e tyre. Ato video janë gjatë kohës sa fëmijët kanë qenë këtu në Kosovë. A është kjo kultura për të cilën ju po flisni?

Blerimi: Po, e çfarë kulture është ajo që i ka nervozu fëminë, ka bë gjeste e vëllai i madh i ka thënë mos keshni e i çojke t’u keshë. E bash qaty ku po thoni e kanë sha fëmijët, jam kanë tu fshi, s’kam pas lidhje.

Pyetje: Në të gjitha videot fëmijët e shajnë nënën e tyre.

Blerimi: Tash çka me ju bë.

Pyetje: Po fëmijët nuk dinë me sha, nuk mësohen me sha pa e dëgju dikë të madh.

Blerimi: Prej tyne janë mësu, prej vëllezërve të tyre janë mësu. Edhe më kanë ardhë edhe më të mësum, po tash ja kanë nis me u stabilizu. Se s’kanë pasë respekt kurgjo hiq fëmëija”, ka deklaruar Blerimi, për “Betimi për Drejtësi”.