Bledi me deklaratë të fortë ndaj Deas: Ke ardhur deri këtu me jargë e me skuthlliqe

Bledi ka bërë një koment të fortë në lidhje me lojën e Deas në “Big Brother VIP”.

Sipas tij, ajo ka ardhur deri në këtë pikë si kërmilli, vetëm “me jargë e me skuthlliqe”.

“Ke ardhur si kërmilli. Ke ardhur me fuqitë e tua, me forcën tënde por ke ardhur si kërmilli, me jargë, me skuthlliqe”, i tha ai.

“Ti the ke ardhur si luftëtare, je e vetmja e fortë këtu. Mos i ndrysho fjalët se dukesh i paqëndrueshëm”, iu përgjigj Dea.

Debati mes tyre vazhdoi për disa minuta.

Bledi: Këto t’i ka thënë Olta, mos i ngatërro komplimentat të lutem!

Dea: Nuk kam qejf të bisedoj me ty

Bledi: A hape debat? Nuk je e aftë të përballesh. Ti nuk je përballur kurrë nëpër debate

Lexo edhe:  Vdes 46-vjeçarja që zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, arrestohen mjekët që kryen operimin