Biznesmenit i vendoset granatë në veturë në Hajvi, publikohet fotografia e tij

Një mjet shpërthyes [ granatë dore ] është gjetur të dielën në mëngjes në veturën e një biznesmeni nga Prishtina. Rasti ka ndodhur në fshatin Hajvali rreth orës 11 të paradites.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke e cilësuar si “Kanosje me Armë”. Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit të cilët kanë filluar hetimet.

Gazeta Insajderi ka mësuar se biznesmeni që gjeti mjetin shpërthyes në veturën e tij është Benjamin Kutleshi.

Biznesmeni, Benjamin Kutleshi sipas ARBK-së është pronar i biznestit “Tuana&Alea SH.P.K”.

Policia e Kosovës,  në raportin 24 orësh ka njoftuar të hënën se është bërë tërheqja e mjetit të dyshimtë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur një mjet shpërthyes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë tërheqja e mjetit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin si më lartë i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Familja Popova kërkon ndihmë për ta dërguar vogëlushin 8-muajsh për shërim në Turqi