Biznesmeni mitrovicas, Valdet Fejzullahu, shpreh gatishmërinë ta ndihmojë Policinë e Kosovës me çkado që kanë nevojë
Njëri nga biznesmenët më të njohur dhe më human në qytetin e Mitrovicës është Valdet Fejzullahu.
Pronari i kompanisë ndërtimore “Aurora Group” ka ofruar gatishmërinë e tij dhe biznesit të tij që ta ndihmojë Policinë e Kosovës me çkado që ata kanë nevojë, shkruan Jepi zë.
Ndryshe, Valdet Fejzullahu me kompaninë e tij ka ndihmuar shumë familje me ndihma humanitare dhe ndërtim të shtëpiave, poashtu ai ndihmon edhe shumë klube sportive
Postimi i plotë:
Si pronar i firmës “Aurora Group” dua të shpreh gatishmërinë tonë që t’i ndihmojmë Policisë së Kosovës që ndodhet e vendosur në veri të vendit, pra kështu, t’i shërbejmë vendit tonë për ta plotësuar obligimin që kemi ndaj tij.
Policia e Kosovës po ofron siguri në Veriun e vendit për të gjithë bashkëqytetarët tanë aty, andaj jemi të gatshëm për ndihmë e mbështetje me të gjitha mundësitë modeste që kemi për çkado që ata mund të kenë nevojë.
E kemi obligim ta duam dhe ta ndihmojmë vendin tonë dhe njëri-tjetrin deri në frymën e fundit!