Biznesmeni Burim Piraj i ndan subvencion 1000 euro punëtorit që u bë me fëmijë

Pronari i MEKA Halal Food Burim Piraj ka njoftuar se një punëtor i tij është bërë me fëmijë.

Kështu që atij i është ndarë një subvencion i premtuar nga kompania, shkruan Jepi zë

Piraj përmes një postimi ka njoftuar se ky është punëtori i shtatë që është subvencionuar nga kompania për lindjen e fëmijës.

“Ndihem i lumtur që sot e kemi shpërblyer me 1000 EURO fëmijën e shtatë (7) të lindur që nga marrja e vendimit për subvencionimin e lindjes së fëmijëve të punëtorëve të punësuar në MEKA HALAL FOOD!
E lusim Zotin që të lindin me qindra!
Zoti e bekoftë Kosovën!” ka shkruar Piraj, përcjell Jepi zë

Ndryshe Burim Piraj një vit më parë kishte marrë vendim që të ndajë nga 1000 euro për secilin punëtorë që lind një fëmijë 2000 euro për ata që lindin binjakë./ Jepi zë

Lexo edhe:  Limaj: Na këtu nuk jemi në pufa, as nuk jemi në kazino, jemi në kullat e lirisë së Kosovës