Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova: Kanë dal veç gjyshet jashtë, u knaqën

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi ka thënë se të rinjët nuk po ikin nga Kosova por të moshuarit.

“Kanë dal gjyshet jashtë, kanë shku me i këqyrë nipat, u knaqën”, tha ai, duke theksuar se të rinjtë po qëndrojnë në vend dhe po kontribuojnë për zhvillimin e tij.

“Unë po them punësimi është rritur, nuk po flas për fuqinë punëtore. Nëse punësimi ka qenë 355 mijë dhe sot është 420 mijë, jemi të fole për 65 mijë vende shtesë. Mundeni me thënë 20 mijë punëtore më pak, kanë ik etj.. megjithatë, janë 65 mijë veta më shumë që sot kanë kontrata pune, dhe në fund të muajit marrin pagë edhe e shpenzojnë atë pagë. Kjo nuk mund të ndryshohet”, deklaroi Bislimi.

Edhe pse shifrat tregojnë që emigrimi është në rritje sipas Bislimit kjo është panikë e pa nevojshme.

“Ma gjejë një periudhë tjetër në të cilën janë punësuar 65 mijë punëtorë për tri vite. Shifrat për emigrimin do të dalin, krejt ajo panika që është përhap ka dështu, nuk kanë dal as rinia, as të vjetërit. Kanë dal gjyshet, kanë shku me i këqyrë nipat, u knaqën. Por, ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore”, deklaroi Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane”, u shpreh Bislimi.

Lexo edhe:  Spahiu: Turisti në Shqipëri trajtohet në mënyrë selektive, çmimet kapin vlera të barabarta me Spanjën