BIK njofton se sonte arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.

“Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva”.

“Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!”

“Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”, thuhet në një njoftim të BIK-ut

Lexo edhe:  Haradinaj i çon selam Kurtit: Ndërprite shkatërrimin e vendit ose e ndërprejmë ne