Bien temperaturat: Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa reshjet do të pushojnë herët, për të vazhduar vetëm në disa rajone në formë të ndonjë rige ose rrebeshi afatshkurtër.
Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale deri në 15 ose 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritetë që reshjet të pushojnë dhe pasojnë alternimet mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Ndërkohë që vranësirat e dendura vijnë përsëri të martën për të sjellur reshje të reja shiu.
Reshje e rrebeshe kalimtare, lokale sonte priten edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme në tërë rajonin.
E Marta sjellë vranësira të reja të dendura, temperatura të mirëfillta vjeshtore dhe reshje shiu. Vende-vende priten reshje paksa më intensive shiu sidomos në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë po ashtu priten reshje shiu, por sipas disa modeleve ato do të jenë të pakta sidomos në veri të vendit.
Nga e mërkura përmirësim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave./METEOBALLKAN