Bien në pranga të Policisë dy hajnat që kërkoheshin për vjedhje të ndryshme – zbulohet identiteti i tyre

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, raste këto mjaft shqetësuese, që po shkaktojnë humbje e pasiguri te bizneset, raporton Gazeta Sinjali.

Dy persona që ishin në kërkim për vjedhje të ndryshme kanë rënë së fundmi në prangat e Policisë.

Sinjali ka mësuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Laura Muharremin dhe Besnik Berishën, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Muharremi është liruar me urdhër të Prokurorit të Shtëtit, ndërsa ndaj Berishës është urdhëruara masa e ndalimit policor.

Hetimet ndaj tyre kanë nisur dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Lexo edhe:  Voziti 150 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h, e pëson keq shoferi