Bie në prangat e Policisë 53-vjeçari i kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Siç mëson Sinjali në mesin e tyre është edhe një 53-vjeçar, N.K., i cili është kapur nga Policia sot në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, ku pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilin Gjykata kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Sulm”, për çka ishte dënuar me burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, 53-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Escobar për Kurtin: Asociacioni s’është mes tij e Serbisë – pranoi ose jo qeveria, ai do zbatohet