“Betim që nuk harrojmë” – Nesër në Drenas zbulohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

Në Drenas, nesër do të bëhet zbulimi i shtatores së heroit Asllan Fazliu, në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit të qytetit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga familjarë dhe miq të heroit, të cilët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje përkujtimore.

“Me rastin e ditës së çlirimit të Drenasit, do të mbahet manifestimi i zbulimit të shtatores së Heroit Asllan Fazliu. Ceremonia do të zhvillohet më 14 Qershor (e Shtunë), duke filluar nga ora 11:00, në sheshin ‘Fehmi e Xhevë Lladrovci’. Me këtë shtatore, kthehet nderimi në monument, dhe kujtimi në përjetësi. Shtatorja e tij nuk është vetëm bronz – është ndërgjegje kombëtare, është betim që nuk harrojmë! Pjesëmarrja juaj është nderim për gjakun e derdhur për liri!” – thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Shifra alarmante, 88 të vdekur nga aksidentet për 10 muaj në Kosovë