Berjani: Pikat e derivateve po “dalin” si kërpudhat pas shiut – çmimet do të lirohen

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi me të cilin janë duke u shitur nafta është 1.24 euro kurse benzina 1.31 euro.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të çmimeve, sikur që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare.

“Është duke reflektuar edhe tek ne në 24 orë. Por kur shkruan një gazetë e huaj se ka rënë… çmimi nuk lirohet nëpërmjet shtypit”, është shprehur Berjani në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Ai më tej ka folur edhe për një kërkesë që do ta bëjnë në qeveri për standarde sa i përket ndërtimit të pikave të furnizimit.

“Nuk jemi kundër ndërtimit, por të ketë kritere sikur në BE, jo të ndërtohen pikat e derivateve, sikur kërpudhat pas shiut. Në Kosovë më së shumti ka pika karburanti dhe pushime 5 euro”.

Ai shprehet i habitur me vetë naftëtarët të cilët ankohen për marzhën e fitimit dhe të në njëjtën kohë po ndërtojnë pika karburanti.

Lexo edhe:  Kufoma e gruas së vrarë, ende para Klinikës së Gjinekologjisë