Berjani: Nafta në Gjilan po shitet më lirë, të hetohet nga Prokuroria

Tash e një kohë çmimi i derivateve po shitet me çmimin më të lirë në Gjilan. Për këtë ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, shkruan Insajderi.

Berjani duke theksuar se kjo po i dëmton importuesit e tjerë, i ka bërë thirrje prokurorisë që ta hetojë rastin.

“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë”, tha Berjani.

Ai tha se është e pamundur që diku nafta të shihet 1 euro e 16 centë e diku 1 euro 33 centë.

“Këtu diçka nuk është në rregull. Tregu është i prishur sepse 33 kompani të naftës që janë në Gjilan, mund të them lirisht se janë afër falimentimit. Nuk kanë qarkullim”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Sokol Halili kishte shenja jete pasi qëlloi veten, mësohet kur vdiq