Bëri tejkalim në vijë të plotë, shoferit të autobusit i merret patentë shoferi e gjobitet 200 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shoferit të autobusit i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe tre muaj heqje e patentë shoferit.
Kjo pasi i njëjti ka bërë tejkalim në vijë të plotë të një veture.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë. Ndërsa, falënderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë me ne dhe inkurajojmë të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.