Bëri namin me deklaratat epike në BBV, Françeska zbulon çfarë i tha burri për videot virale nga “Prilli te “Dorina”
Kujtojmë se një muaj më parë, teksa Françeska Murati po bisedonte me Egla Cenon, i drejtohet asaj duke i thënë ‘të hëngsha prillin unë ty’. Ky fragment shkaktoi shumë të qeshura te banorët e tjerë, momente këto të cilat u bënë virale kudo nëpër rrjet.
Sakaq e ftuar sot në ‘Wake Up’, ish-banorja ka komentuar rrugëtimin e saj në ‘BBV3’, madje ka treguar se si bashkëshorti i saj i ka pritur këto komente.
“Unë nuk e kisha idenë fare, fare. Madje në një nga momentet unë thashë me mikrofon fikur nuk ka dëgjuar njeri, ishte një kështu…
Madje në momentin e parë që kam dalë nga shtëpia dhe dikush më priti jashtë dhe më tha një fjali nga ato me spec që kam thënë, ngela e thashë ça pati ky që ma tha. ‘Hë mo prillo si je?’
E pastaj në studio edhe Ledioni, thashë ça thua. Sa kam hyrë në makinë me bashkëshortin më tha ‘zemra ime je bërë virale’. Unë e shokuar totale”, tha Françeska duke qeshur.