Bekim Haxhiu “godet” kryeministrin Kurti me një foto nga veriu: Me tërheqjen nga vendimi për targat po inkurajojnë grupet kriminale!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas tërheqjes së kryeministrit Albin Kurti nga vendimi për targat ilegale serbe.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se me këtë tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.

Ai këtë reagim të tij e shoqëroi me një foto nga veriu.

Postimi i plotë

Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje.

Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!

Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.

Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës, dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit.

/Veriu.info/

Lexo edhe:  Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon