Bëhuni gati, dimri sot troket sërish – pritet shi dhe borë
Fronti i fuqishëm i ftohtë ajror i pasuar me ajrin e ftohtë polar do të depërtojë në Kosovë gjatë së Dieles duke kushtëzuar ulje të theksuara të temperaturave.
Reshje fillimisht do të jenë në formë shiu, pastaj do të shndërrohen në shqote dhe shumë shpejt edhe në borë. Në shumë pjesë të Kosovës priten shtresa sidomos në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta shtresat do të jenë kryesisht simbolike, por mund të ndodhë në disa rajone që të ketë disa centimetra.
Erërat e ftohta dhe reshjet e borës do të na kujtojnë gjysmën e dimrit edhe pse jemi në muajin e Pranverës kur natyra ngjallet dhe lulëzon.
Reshje bore përpos Kosovës priten edhe në veri të Malit të Zi, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut ku priten shtresa bore. Reshje kalimtare bore priten edhe në Luginë të Preshevës.