Behrami jep qëndrimin e PDK’së: Nuk votojmë për kryetar të Kuvendit që vjen nga VV

Sot me fillim në orën 10:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë hyrjes në Kuvend, Artan Behrami nga radhët e PDK-së konfirmoi edhe një herë qëndrimet e partisë që përfaqëson.

Ai theksoi se PDK-ja nuk e voton sot një kryeparalamentar nëse është nga Vetëvendosje.

“Gjithçka gati për të bërë betimin, por qëndrimet e PDK-së janë të ditura të njohur dhe të komunikuara nga kryetari Memli Krasniqi”, tha ai.

“Qëndrimi i PDK-së ka qenë që ne nuk e votojmë një kryeparalamnetar që vjen nga radhët e Vetëvendosjes dhe ky mbetet qëndrimi ynë”, tha Behrami në prononcim për Klan Kosova.

Lexo edhe:  Dhuna në familje: Prizrenasi ushtron dhunë ndaj gruas për shkak të xhelozisë, ajo e çon në Polici