Bëhet zhvarrimi i dëshmorit Shaban Golaj, i tërhiqet mjeti i pashpërthyer në të cilën ishte varrosur bashkë me të

Në fshatin Sheremetaj të qytetit të Gjakovës, ditën e sotme është bërë zhvarrimi i një dëshmori të luftës.

Bëhet fjalë për dëshmorin, Shaban Golaj, i cili kishte rënë heroikisht në betejën e Kallavajt, në Junik më 26 korrik të 1998.

Të njëjtit, njësitet e FKS-së kanë bërë zhvarrimin e tij sot, për t’ia hequr një mjet të pashpërthyer me të cilin i ndjeri ishte varrosur bashkë me të.

Dëshmori Golaj ishte varrosur me antiplumb dhe bombë gjatë luftës, teksa kishte rënë heroikisht në betejë duke luftuar me armikun.

Lexo edhe:  Momenti kur Policia arreston disa persona në lagjen Arbëria në Prishtinë