Bëhet ‘shkrumb e hi’ lokali i Noizyt në Durrës, dyshohet se dogj qëllimisht

Një lokal në Durrës, në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

Deri më tani, siç raportojnë mediat në Shqipëri, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ka vetëm dëme materiale në lokalin e Bashkim Rajkut (babai Noizyt).

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Lexo edhe:  Ka marrë rreth 500 mijë frënga si social në Zvicër, kërkohet dëbimi i kosovarit