Bëhet “kërrsh” autobusi në Dresden të Gjermanisë, lëndohen 30 persona

30 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident, ku autobusi u përplas me një furgon në Dresden të Gjermanisë mëngjesin e sotëm.

Të paktën dy prej tyre u lënduan rëndë, tha një zëdhënës i zjarrfikësve.

Fillimisht u fol për 25 persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shihet dhe një pemë e rrëzuar, teksa ka rënë mbi autobus.

Lexo edhe:  Demoloi tërësisht një automjet në Prishtinë, kapet 19-vjeçari