Befason Trump: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, po përballet me akuzën se ka ruajtur dokumente tepër sekrete, dosjet e programit bërthamor të ShBA-së.
Sipas BBC-së, dokumentet tepër sekrete mund të kishin vënë në rrezik sigurinë kombëtare të ShBA-së, të cilat u sekuestruan nga FBI në Mar-a-Lago.
Dosjet konfidenciale përmbanin informacione në lidhje me programin bërthamor të ShBA-së, aftësitë e armëve të ShBA-së dhe fuqive të tjera të huaja.
Në aktakuzë pretendohet se dokumente të tilla u ruajtën për më shumë se një vit në një klub në Florida, me qindra anëtarë dhe një staf prej 150 personash.
Tutje, sipas BBC-së dokumentet u ruajtën në periudha të ndryshme dhe vende të ndryshme, në një sallë vallëzimi, një banjë, një zyrë dhe një dhomë gjumi në “Palm Beach”.
Aktakuza më tej thotë se ish-presidenti Trump, këto dokumente ua treguar disa personave në dy raste ku personat që ua tregoi ishin një shkrimtar, një botues dhe dy anëtarëve të stafit.
Bëhet e ditur se hera e parë kur Trump iu tregoi të tjerëve për dokumentet top sekrete ishte në Klubin Kombëtar të Golfit “Trump”, gjatë një takimi i cili është i regjistruar me zë.
Trump tregoi dhe përshkroi një “plan sulmi” që ai tha se ishte “përgatitur për të nga Departamenti i Mbrojtjes dhe një zyrtar i lartë ushtarak”, thotë BBC.
Më pas, Trump u tha atyre se plani ishte “shumë konfidencial”, “sekret” dhe shtoi gjithashtu “si president mund ta kisha deklasifikuar, por tani nuk mundem, e dini, por kjo është ende një sekret”.