Befason moti: Ftohtë dhe erë, priten edhe reshje bore

Sot, ashtu si ditëve në vijim, në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë e me erë.

Sipas Prishtina Weather, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu në të gjithë vendin, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.

“Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin deri në -1 gradë Celsius, e maksimalet zbresin në 2 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20 m/s.

Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Lexo edhe:  Pas dy orëve fluturim, aeroplani detyrohet të kthehet në Vjenë për një arsye të çuditshme