Befason Bekë Berisha: Unë do ta votoj bash kë ta qesin në votim
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar një mocion për ndërrim të rendit të ditës dhe për të kaluar sërish në votim të hapur.
Ai ka thënë se posa të arrihet kjo, ai do të votojë për cilindo kandidat në votim të hapur.
“Duket se do të bëjmë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit e kur të dalim në atë votimin e hapur do të reflektoj unë së pari sepse nuk dua në kurriz të Kosovës të mbaj hidhërim me askënd. As nuk ma determinon mendimin politik as opozita sepse s’jam opozitë se s’dihet kush do ta bëjë qeverinë, por do të shohim në momentin e parë të shohim si të dalim nga kjo situatë”, ka thënë ai në prag të përpjekjes së 42-të për konstituim të Kuvendit, që po mbahet në mbrëmje pasi gjatë ditës pati alarm të rremë për bombë.
“Vallahi do ta votoj bash kënd ta qesin në votim të hapur”, tha tutje Berisha.