Bedri Rexhepi u vra për këtë shumë të parave (VIDEO)

8 prilli i vitit 2021 është dita e fundit kur u pa Bedri Rexhepi.

E tek tashti, pas më shumë se një viti e gjysmë u mor vesh se biznesmeni nga Lipjani u vra. Pista e hetimeve çoi në mbetjet e tij mortore, që u gjetën 3 javë më parë në Novobërdë, derisa për vrasjen e të riut po dyshohen dy persona.

“Pas hetimit, sigurimit të të gjitha provave dhe dëshmive, kam arritur të vërtetoj dyshimin mirë të bazuar dhe kam ngritur aktakuzë kundër dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e rëndë në bashkëkryerje’ dhe ‘Dëmtimi varreve apo kufomave’, tha prokurori i rastit, Armend Hamiti.

Motivi i kryerjes së këtyre veprave është i ulët. Sipas hetimit 18 mujor rezultoi se vrasja ka ndodhur për shkak të fitimit material, rreth 30 mijë euro.

Lexo edhe:  Furgoni me targa gjermane shpërfillë Policinë dhe tenton të ikë, policët e kapin – i gjejnë shoferit armë zjarri