Bedri Hamza tifozi më i zjarrtë i Trepçës, bashkë me ambasadorin Rohde shijojnë fitoren ndaj Yllit

KB Trepça sot ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, duke udhëhequr serinë e finaleve të play-offit, me rezultat 2-1.

Xehtarët në këtë ndeshje kishin përkrahjen edhe të Kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruanIndeksOnline.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, njihet si tifozë i zjarrtë i basketbollit, derisa ndeshjen ndaj Yllin e ndoqi së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

”Me mikun tim, ambasadorin Jörn Rohde, jemi bërë tifozë të rregullt të ndeshjeve mes Trepçës dhe Yllit. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm.
Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani.
Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës.
Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë!”. ka shkruar Hamza.

Lexo edhe:  Vetëm në dhjetor 131 çifte i dhanë fund martesës së tyre