Bedri Hamza shkon sërish në Hagë, takon Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës çlirimtare do të triumfojë

Sot gjatë ditës, kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sërish në Hagë.

Ai ka takuar ish udhëhqësit e vendit që gjenden në gjykatën e Hagës, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, Hamza, ka treguar se ka takuar dy bashkëpariakët e tij në PDK, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Postimi i plotë:

Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne.

E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë.

Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë.

Lexo edhe:  Kosovari rrah brutalisht gruan e tij, ia fut duart në ‘kaftorr’ dhe e godet me shpatë metali