Bedri Hamza pritet nga Kryeminstri Rama në Tiranë

 

Kandidati për kryeminstër, Bedri Hamza, në prag të 28 Nëntorit, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Ai ka shkruar se me Shqipërinë do të “qëndrojmë të bashkuar”.

Hamza në këtë vizitë u shoqërua nga dy zyrtarët e lartë të PDK-së, Uran Ismaili e Vlora Çitaku.

Postimi i plotë:

Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë.

Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!

Lexo edhe:  Momenti emocionues kur vëllai kupton lajmin për vrasjen e Nysret Gubetinit, shpërthen në lot - policët mundohen ta qetësojnë