Bedri Hamza pritet në odën e Jasharajve nga Rifat Jashari

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në fshatin Prekaz, ku u prit në kullën e Jasharajve.

I pari i Mitrovicës ishte mysafir i Rifat Jasharit, shkruan “Jepi zë”.

Një nga arsyet që kanë çuar Hamzën në Prekaz, përveç festës së Pavarësisë, edhe ta ftojë Rifatin në përurimin e shtatores së Adem Jasharit në Mitrovicë.

Kujtojmë që nesër në mesditë zbulohet shtatorja e komandantit legjendar, e cila do të vendoset në sheshin e qytetit.

Lexo edhe:  Policia kontrollon disa shkolla të Mitrovicës, gjenden tre thika dhe dy boksa të hekurit tek nxënësit