Bedri Hamza premton mbështetje për bujqit e Kovragës dhe gjithë Kosovës

Gjatë një vizite në Kovragë të Istogut, Bedri Hamza u takua me pemëtarë dhe bujq të vyeshëm, të cilët u vlerësuan si shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit në bujqësi.

Në këtë takim, u theksua përkushtimi për të mbështetur bujqit në Kosovë përmes granteve investive, subvencioneve, qasjes më të lehtë në financa dhe pajisjeve bujqësore. Po ashtu, u diskutua për ndërtimin e një infrastrukture më të mirë dhe masa parandaluese për sigurimin e prodhimtarisë bujqësore, shkruan Jepi zë.

“Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë. Kosova mundet më mirë për bujqësinë,” u tha gjatë takimit, duke shprehur angazhimin për rritjen e mirëqenies dhe prodhimtarisë bujqësore në të gjithë vendin.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të vikendit