Bedri Hamza në Ditën e Veteranit: Pa UÇK-në nuk do të kishte liri, pavarësi dhe shtet, 50% rriten pensionet për kategoritë e luftës
Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar rreth 1 mijë veteranë të UÇK-së në Skenderaj.
Hamza ka thënë se sot është një ditë që të mbush me ndjenja të krenarisë dhe respektit.
Ai ka thënë se për të gjitha kategoritë e luftës do të rriten përfitimet për 50%, duke shtuar se pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës.
“Ndjenjë e veçantë t’i takoj veteranët e UÇK-së në Skenderaj në Ditën e Veteranit. Një ditë që të mbush me ndjenja të krenarisë dhe respektit.
Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
✅ Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës.
✅ Veteranët do ta marrin pensionin e veteranit dhe do u lejohet të punojnë.
✅ Prindërit e familjeve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, por do t’i marrin të dyja.
Pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës.
Ju nderojmë sot dhe çdo ditë!”, ka shkruar Hamza.