Bebe Rexha ka qenë mysafirja speciale e “Sunny Hill”-it me një koncert madhështor të mbajtur të enjtën që lamë pas.
Vizitën e parë në Kosovë artistja shqiptare e ka shfrytëzuar edhe për një rast tjetër.
Bebe ka vizituar varrin e gjyshit në Dibër të Maqedonisë së Veriut.
“Pas 12-vjetësh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë së Veriut. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese”, shkruan Rexha në njoftim.