Beatrix Ramosaj tregon linjat e trupit në fotografitë e reja me bikini nga bregdeti

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi mjaft të guximshme të postuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.

Këto imazhe, të shkrepura në bregdetin piktoresk të New Yorkut, shfaqin artisten e veshur me bikini të kaltra duke ekspozuar me krenari format e saj të trupit.

Megjithë tërheqjen prej kohësh nga skena muzikore dhe pa një projekt të ri në horizont, ajo vazhdon të mbajë kontaktin e ngushtë me fansat përmes postimeve në rrjete sociale.

Fotografitë e fundit janë prova që Beatrix di të marrë vëmendjen, edhe jashtë studiove muzikore.

Fotot e saj, ku duket se ajo po merr rreze dielli në rërë dhe duke shijuar valët, kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, duke dëshmuar se ndikimi i saj në Instagram është më i madh se kurrë.

Lexo edhe:  Don Xhoni flet pas intervistimit nga Prokuroria e Shtetit