Bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në oborrin e këtij objekti janë parë forcat e Njësisë Speciale, ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja.

Ekonomia Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Voziste 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba pa paguar