Bastisje në një lokal në Prishtinë – arrestohet Kushtrim Ramadani, kapet me kokainë, armë dhe para të gatshme
Një operacion i njësisë për hetimin e narkotikëve ka çuar në arrestimin e një personi në Prishtinë, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 19.02.2026 rreth orës 19:40, Njësia e DHTN-së në Prishtinë ka realizuar bastisje në një lokal (hamburger) në rrugën “Andrea Gropa”, pas informatave operative se pronari dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm.
Gjatë aksionit është arrestuar Kushtrim Ramadani, rreth 34-vjeçar, ndërsa në lokal janë gjetur dhe sekuestruar:
Tri qese me substancë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 4 gramë
Një peshore digjitale
240 qese të zbrazëta, që dyshohet se shërbenin për paketim
Një revole Zastava
Një karikator me 3 fishekë, kalibër 25
1300 euro para të gatshme
Dy telefona mobilë
Në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”
Hetimet janë në vazhdim.

