Bastisje në Dubravë, gjendet drogë te të burgosurit

Gardianët dhe Policia e Kosovës dje kanë zhvilluar kontrolle në disa lokacione në Qendrën Korrektuese në Dubravë ku kanë zbuluar substanca narkotike te të burgosurit.

Sipas policisë, janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë drogë ndërsa ndaj të dyshuarve është hapur rasti për posedim të narkotikëve.

“Qendra korrektuese e Dubravës  15.10.2024. Raportohet se në disa lokacione në Qendrën korrektuese janë gjetur dhe konfiskuar 19.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. Rastet janë duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline

Lexo edhe:  Sveçla te Ura e Ibrit: Situata e qetë, ka kapacitete për t’u mbajtur zgjedhjet