Basketbollisti Drilon Hajrizi zyrtarizohet si kapiten në Trepçë
Basketbollisti më i mirë i KB Trepçës, Drilon Hajrizi, ka vazhduar kontratën me klubin e tij.
Ai është basketbollisti më i trofeshëm i KB Trepçës ndërsa karierën e tij do ta vazhdojë në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.
Klubi përmes faqes zyrtare ka publikuar lajmin duke ia bashkangjitur disa fotografi nga momenti i nënshkrimi të kontratës, së bashku me zyrtarin e klubit Astrit Misini, ndërsa Hajrizi do bart edhe shiritin e kapitenit.
Postimi i plotë:
Një dhuratë për ditën e çlirimit!
Sot më 12 Qershor po nënshkruajmë me kapitenin tonë të ri, 12-shin tonë, Drilon Hajrizin.
Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e kadetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve. Gjithashtu, roli i tij në sukseset e klubit tonë edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm.
Klubi është mirënjohës për kontributin e tij. Prandaj, kemi zgjedhur ditën e çlirimit për të konkretizuar marrëveshjen me numrin 12!
Urime!