Bashkëluftëtari i Adem Jasharit kujton 4 marsin e 1998-s: Në kullën e Jasharëve këndohej për historinë e kombit
Ish-ushtari i UÇK-së, Shekip Fazliu, kujton natën e 4 marsit të vitit 1998, kur në kullën e Jasharëve në Prekaz këndohej nga Adem e Hamëz Jashari këngë për Mehmet Shpendin, Bajram Currin, Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Zhujë Selmanin…!
“Këndohej për historinë e kombit tonë. Nuk e dija, por e ndieja, që të nesërmen, në orët e hershme të mëngjesit do të fillonte të shkruhej historia më e re e kombit shqiptar”, shkruan në “Fecebook”, i mbijetuari i kësaj ngjarje të dhimbshme por krenare për popullin shqiptar, Shefik Fazliu.
Kujtimi i plotë i Fazliut për ngjarjet e ndodhura 26 vjet më parë:
Si sot e 26 vite më parë, në mbrëmje, në kullat e Jasharëve këndohej, si gjithnjë, me sharkia.
Aty këndohej për Mehmet Shpendin, Bajram Currin, Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Zhujë Selmanin…!
Këndohej për historinë e kombit tonë. Nuk e dija, por e ndieja, që të nesërmen, në orët e hershme të mëngjesit do të fillonte të shkruhej historia më e re e kombit shqiptar.
Këtë histori e shkruajti Adem dhe Hamëz Jashari! E shkruajtën e tërë familja legjendare e Jasharëve.
Kjo luftë, nga më të lavdishmet me datë 5, 6, 7 Mars të vitit 1998, shënoi kthesën më të madhe historike për çështjen shqiptare në Kosovë.
Kjo luftë e përmasave historike, arriti që ndërgjegjen e popullit shqiptar ta shndërroj në lëvizje mbarë kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Kjo luftë mbinjerëzore arriti të vetëdisoj dhe të lëvizë të gjithë mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtar për lirinë përfundimtare të vendit.
Jasharët dhe lufta e tyre, mundësuan që Prekazin e vogël, ta shndërrojnë madhështor në përmasa globale.
Përjetësisht përulje dhe lavdi para madhështisë së tyre.