Bartnin drunjë me dokumente të falsifikuara për to – Iniciohet rasti në polici dhe sekuestrohen 80m³ dru

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast për ‘falsifikim të dokumenteve ndaj disa personave që po bartnin drunjë.
Sipas raportit të policisë, gjatë patrullimit në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, janë ndaluar për kontroll katër kamionë që po bartnin dru, shkruan lajmi.net.

Gjatë kontrollit dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, policia ka vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar.

Si pasojë e rastit janë sekuestruar 80m³ dru, si dhe kamionët me të cilët kryhej transporti

Lexo edhe:  "Foshnja ka mundur të shpëtojë, të dorëhiqet drejtori i Gjinekologjisë"